Kroacia goditet nga një varg tërmetesh të mërkurën, paralajmërohen dridhje më të forta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kroacia është goditur përsëri nga një tërmet mjaft i fuqishëm të mërkurën në mëngjes. Dridhja u regjistrua rreth orës 6 e 15 minuta në mëngjes dhe kishte fuqi prej 4.9 shkallësh të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Sisakut, në thellësi prej tetë kilometrash nën sipërfaqen e tokës, shkruan Dnevnik, transmeton Gazeta Express.

Pas dy tërmeteve të mërkurën në mëngjes, zjarrfikësit lokalë në Sisak dhe Petrinja morën raporte për shembje të oxhaqeve. Komandanti i zjarrfikësve, Slavko Tucakoviq, tha se fatmirësisht nuk është raportuar për viktima të reja.

Ai shtoi se mbi 700 zjarrfikës kanë shkuar në zonën e goditur nga tërmeti të martën për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Zjarrfikësit kanë marrë me vete edhe 11 qen për kërkim-shpëtim.

Ines Ivançiq, kryetare e Shërbimit Sizmik, tha se toka do të vazhdojë të lëkundet. “Do të lëkundet për një kohë të gjatë. Tërmeti i së martës ishte shkatërrues dhe do të pasohet me siguri të lartë nga një varg i madh i tërmeteve, mes të cilëve, sigurisht, do të ketë tërmete më të fuqishme”, tha ajo.

Kjo zyrtare shtoi se dridhjet më të dobëta, si ajo e mëngjesit të së mërkurës, do të kenë ndikim në ndërtesat në Petrinja dhe Sisak që janë dëmtuar nga tërmeti i së martës.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...