Krerët e LDK-së e PD-së “çmallen” në Madrird (Foto)

PUBLIKUAR

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri kanë takuar në Madrid Ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryetarin Lulzim Basha.

Udhëheqës të të dyja partive po qëndrojnë në Spanjë në kongresin e Partive popullore Europiane.

“LDK, në Kongresin e PPE-së në Madrid, po vazhdon takimet për Kosovën europiane në ditën kur Këshilli i Europës vendosi që MSA të nënshkruhet të marten e ardhshme në Strasburg. I falënderoj të gjitha qeveritë europiane për mbështetjen, sikurse edhe Spanjën për ambstenim dhe shtytjen përpara të rrugës europiane të Kosovës. Përveç takimeve me homologë si dhe liderë të partive europiane të qendrës së djathtë e anëtare të EPP-së, një takim patëm edhe me Dr. Sali Berishën dhe kryetarin e PD-së dhe mikun tim, Lulzim Basha. Lut Emrush Haziri”, shkruan Lutfi Haziri në Facebook.

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...