Krasniqi: Urime për UNESCO, ngushëllime për Universitetin

PUBLIKUAR

Jakup Krasniqi u ka shprehur urimet e tija për UNESCO dhe “ngushëllimet” për shkarkimin e rektorit Zejnullahu.

“Urime pranimi në UNESCO! Janë vlerat tona kulturore, toleranca dhe vendosmëria për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore, ato që t’i hapen rrugët e pranimit në UNESKO”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë arsimdashës, ngushëllime për Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës!

Universitetin duhet ta mbrojnë arsimdashësit, studentet, ata që kanë synim mësimin dhe studimin dhe jo shkatërrimin e asaj që e krijuan brezat edhe duke u djegur për se gjalli për gjuhën, abetaren dhe shkollën”, ka shkruar Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...