KQZ e Kosovës vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore që do të mbahen më 21 qershor.

Gjatë ditës së shtunë delegacioni I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve Ilir Gashi, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Eshref Vishi dhe Ergit Qeli, janë pritur në takim nga kryetarja Lefterije Luzi dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi, në emër të KQZ-së së Kosovës, kryetarja Daka uroi që dita e nesërme të përmbyllet suksesshëm.

“Ne urojmë që dita e nesërme të jetë sa më e mbarë dhe të arrihet qëllimi që zgjedhjet të jenë të suksesshme”, tha kryetarja Daka.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës që i është përgjigjur ftesës për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Në ditën e zgjedhjeve anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...