Kosova ka tejkaluar rrezikun nga fruthi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Dy vitet paraprake mijëra banorë ishin prekur nga fruthi. Këtë vit gjashtë persona, raporton T7

Dhjetëra pacientë brenda ditës shtriheshin në Klinikën Infektive, gjatë viteve dymijë e shtatëmbëdhjetë e dymijë e tetëmbëdhjetë  për shkak të diagnostikimit me fruth.

E këtë vit gjendje e njëjtë epidemike është edhe në shumë vende të botës.

Në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje emergjente nga fruthi para pak ditësh, situatë e rëndë ishte edhe në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Kosova si duket e ka tejkaluar fazën epidemiologjike nga fruthi.

Për dallim nga vite më parë, Hamdi Ramadani nga Klinika Infektive tregon se nga janari i këtij viti janë paraqitur vetëm gjashtë raste me fruth.

Të gjithë këta pacientë ishin fëmijë, të cilët nuk kishin marrë vaksinën kundër fruthit. Momentalisht në Klinikë nuk është askush i shtrirë me këtë diagnozë.

Ramadani thotë se Kosova ka kaluar sëmundjen.

Çdo tri ose pesë vite fruthi paraqitet si epidemi nga i cili preken një numër i  konsiderueshëm i banorëve që nuk janë vaksinuar.

Dy persona kishin vdekur në Kosovë e mijëra të tjerë ishin shtrirë në spital si pasojë e fruthit. /Ardita Rashiti, T7

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...