Kosova gati për udhëtim pa viza

PUBLIKUAR

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Ҫollaku ka deklaruar se Kosova është gati për liberalizimin e vizave së shpejti.

“Peticioni thërret të gjithë ata që kanë dorë në këtë punë të bëjnë më shumë për vendin. Kosova i ka plotësuar kushtet teknikisht për liberalizim të vizave” tha Çollaku, njofton Klan Kosova.

Ai u deklarua kështu derisa i’u dorëzua peticioni me mbi 50.000 nënshkrime që janë mbledhur për fushatën për liberalizim të vizave nga Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij.

Ministri Çollaku tha se në vitin 2016 pritet që të përfundojë liberalizimi i vizave.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...