Sa i përket liberalizimit të vizave, Bashkimi Evropian nuk është që po vonohet vetëm me Kosovën por edhe me gjithë rajonin. Kështu ka thënë profesori universitar, Emrush Ujkani.
Ai ka thënë se vonesave për liberalizimin e vizave janë duke u parapri vetë shtetet e Ballkanit perëndimor, në një masë, të cilat ende nuk po arrijnë të sillen si fqinjë të mirë.
Ai për ‘Zërin’ tha e pasojë e vonimit të liberalizimit të vizave, Kosova është duke pësuar më së shumti, meqenëse edhe ashtu është më mbrapa në agjendën evropiane në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Ujkani ka thënë se në aspektin formal vendi ka arritur të miratoj dhe ndryshojë një pjesë të legjislacionit, e cila njëherësh edhe është kërkesë e BE-së.
“Në aspektin formal vendi ka arritur të miratoj dhe ndryshojë një pjesë të legjislacionit e cila njëherësh edhe është kërkesë e BE-së sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, mirëpo mendoj në këtë drejtim ende ka punë për tu bërë për tu merituar liberalizimi i vizave me vendin tonë”, ka thënë Ujkani.