Korsia e parë për përdoruesit e telefonave të mençur

PUBLIKUAR

foto (1)

Të lexosh mesazhe, të shkruash e-mail, të lundrosh në internet, duke ecur në një rrugë të përcaktuar vetëm për përdoruesit e celularëve. Për momentin, kjo është e mundshme në Washington, ku një korsi në “18-th Street Northwest” i është dedikuar pikërisht përdoruesve të smartphone-ve, të cilët edhe gjatë kohës që ecin në këmbë nuk e ndajnë për asnjë moment dhe e kanë domosdoshmëri. 

Rruga është e ndarë në dy korsi, ku lejohet dhe nuk lejohet përdorimi i celularëve. Në këtë korsi janë vendosur edhe shigjeta, që tregojnë drejtimin që duhet të ndjekin individët, duke pasur parasysh që përdoruesit e telefonave zakonisht mbajnë edhe kokën ulur, dhe kjo mënyrë orienton ecjen e tyre. 

Por, edhe kjo ka një truk të sajin, sepse nuk është një korsi e krijuar nga institucionet përkatëse të qytetit, por është një eksperiment i “National Geographic”, që po përgatitet për seritë e ardhshme televizive dedikuar sjelljes njerëzore.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...