Koreja e Veriut lëshon raketë balistike

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga një nëndetëse të pozicionuar në brigjet lindore të gadishullit korean gjatë ditës së shtunë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Koreja e Jugut, në vazhdën e shqetësimeve se vendi i izoluar mund të jetë shumë pranë testimit të radhës bërthamor, apo lëshimit të një rakete, pikërisht përpara konventës së partisë në pushtet në muajin maj.
Veriu komunist ka lëshuar raketën drejt verilindjes rreth orës 11:30 (18:30 me orën lokale), ka njoftuar Zyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Koreja e Veriut pritet ta zhvillojë Kongresin e Partisë së Punëtorëve në fillim të majit, për herë të parë prej 36 vitesh, në të cilin udhëheqësi Kim Jong-un pritet të thotë se vendi i tij është një fuqi e madhe ushtarake dhe një shtet me kapacitete bërthamore. (TCH)

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...