Konventa e PDK-së do të zgjasë dy ditë

PUBLIKUAR

artia Demokratike e Kosovës (PDK), më 7 maj do të bëhet me kryetarin e ri të saj. Ndërsa dihet se pretendent kryesor për marrjen e drejtimit të subjektit politik më të madhit në vend është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Mësohet se Konventa e PDK-së do të zgjasë dy ditë dhe grupet punuese për organizimin e saj tashmë kanë nisur punën.

Dita e parë, 7 maji, do të jetë ditë pune e kuvendit zgjedhor, në fund të së cilës do të zgjidhet edhe kryetari i ri i PDK-së. Kurse në ditën e dytë, më 8 maj, në një ceremoni madhështore, kryetari i ri i PDK-së do t’i drejtohet rreth 800 delegatëve dhe dhjetëra mysafirëve të partive simotra nga shtete të ndryshme, si dhe mysafirëve të tjerë nga rajoni, njofton Indeksonline.

Këshilli Drejtues i PDK-së është mbledhur sot dhe njëra prej temave kryesore të diskutimit të tyre është organizimi i Konventës së PDK-së.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, pritet që nesër të shpallë vetë kandidaturën zyrtare për të parin e PDK-së, derisa mundësi të shpalljes së kandidaturave ka kushdo që ka pretendime ta marrë nën udhëheqje këtë subjekt politik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ishte udhëhequr për rreth 17 vite me radhë nga lideri i saj, Hashim Thaçi, tash President i Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...