Konsumatorët të gatshëm ta blejnë iPhone 6, edhe pa e parë!

PUBLIKUAR

konsumator-euml-t-t-euml-gatsh-euml-m-ta-blejn-euml-iphone-6-edhe-pa-e-par-euml_hd

A do ta blinit një model të ri të telefonit të mençur, edhe nëse ju ende nuk e keni parë atë? E çka nëse ky telefon do të ishte iPhone 6?

Sipas një studimi të ri të realizuar nga kompania e hulumtimeve Baird thuhet se 6.8% e respondentëve të hulumtimit të saj më të ri kanë deklaruar se ata do ta blinin iPhone 6, edhe pa e parë.

Në fakt kjo përqindje është ngritur nga 4.4% sa ishte gjatë muajit shkurt, kur hulumtimi i njëjtë ishte bërë me të njëjtat pyetje. Në total, pyetësorin e kanë plotësuar 1000 njerëz.

Në hulumtim, më shumë njerëz kanë thënë se ata më përpara do ta blinin iPhone 6 edhe pa e parë, sesa modelin ekzistues Apple iPhone 5s, i cili tashmë gjendet në treg.

Përqindja më e lartë e të anketuarve që thanë se ata do ta blejnë iPhone 6 (34.4%), erdhi nga ata që tashmë posedojnë ndonjërin prej modeleve të iPhone. Dhe ata që e kanë modelin e fundit të iPhone, ishin edhe më lakmues për blerjen e versionit të ri të telefonit të shumë-pritur të Apple.

Po ju Telegrafista, çka do të bënit? A jeni të gatshëm ta bleni iPhone 6 pa e pasur asnjë ide të saktë se si do të duket modeli juaj i dëshiruar i telefonit?

Më 9 shtator, Apple do ta mbajë një ngjarje zyrtare në të cilën pritet prezantimi i iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...