Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), Michael Deboudt,  Jean Réveillon dhe Thomas Culnart, në shoqërim nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Duke i falënderuar mysafirët për vizitën, kryekuvendari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për sinqeritetin e angazhimit dhe rolit të tyre në drejtim të promovimit të imazhit të Kosovës në Francë dhe përtej, për punën në lidhje me mundësitë për investime në Kosovë nga kompanitë franceze, njëherazi edhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis Republikës së Kosovës dhe Francës.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e qasjeve pragmatike dhe të prirura nga vlera të përbashkëta demokratike në një kontekst rajonal, evropian dhe ndërkombëtar shumë sfidues ndaj këtyre vlerave”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje, theksohet se përfaqësuesit e C.I.C.E.S. e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e siguruan atë se do të mbeten të angazhuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve në mbështetje të Kosovës dhe në zhvillim të bashkëpunimit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti u “gjen vende” opozitës në Kuvend e Qeveri për ta mbajtur Presidentin për vete – a u mbyll përpjekja për zgjedhjen e kreut...

Të martën e javës së ardhshme përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri...

Vrasja tinëzare e Liridonës, Kushtrim Kokalla dënohet me 30 vjet burgim

Sot është shpallur aktgjykimi në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur...

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së...