Konfirmohet: Dy vëllezërit e vrarë në Siri janë Valon dhe Hashim Aliu nga Gjilan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...
Dy vëllezërit nga Kosova që u vranë së fundmi në luftimet në Siri janë Valon dhe Hashim Aliu nga Zhegra e Gjilanit. Familjarët e tyre konfirmojnë lajmin, por thonë se nuk do të hapin të pame.

23 vjeçari Valon Aliu dhe vëllai i tij Hashim Aliu 27 vjeç nga fshati Zhegër i komunës së Gjilanit janë dy kosovarët e fundit të vrarë në luftimet në Siri. Lajmin për të cilin pati raportuar disa ditë më parë Gazeta Express, e ka konfirmuar sot vetë familja e të vrarëve.

“Po, para një jave na ka ardhur lajmi se ata janë vrarë atje”, ka thënë shkurt për Gazetën Express nëna e dy të vrarëve.

Rrugëtimi i parë i tyre për në Siri kishte ndodhur para 10 muajsh. Ata u larguan nga shtëpia e tyre pa lajmëruar askënd se ku po shkojnë.

“Në Janar të këtij viti kanë dalë prej shtëpisë, pa na treguar se ku po shkojnë. Për tre muaj rresht ne nuk kemi ditur asgjë për ta. Pas tre muajve janë lajmëruar, na kanë thënë se janë mirë”, thotë nëna e tyre.

Oborri i shtëpisë së familjes Aliu ishte i zbrazët, pavarësisht humbjes së dy pjesëtarëve të saj. Familja nuk e ka parë të arsyeshme të hap të pame për djemtë e rënë në Siri. Ata këtë e arsyetojnë me mos pranimin e kufomave të tyre.

 

“Krejt e dinë që ata janë vrarë, ata që dëshirojnë të vinë më pa, munden lirisht, por ne nuk e shohim të nevojshme me hap të pame, pasi nuk i kemi kufomat e tyre, ata janë varrosur atje. Për neve jeta vazhdon”, kanë thënë motrat e tij.

Në faqet e tyre në rrjetin social Facebook, dy vëllezërit Hashim dhe Valon Aliu – i cili kishte pseudonimin Abdul Malik Ibn Halil, kanë ndalur së postuari, pikërisht në muajin Janar, kur edhe janë nisur për Siri.

Dy vëllezërit Aliu nuk janë kosovarët e vetëm të vrarë në vatrat e luftës në Siri brenda këtij muaji. Gazeta Express ditë më parë pati raportuar për vrasjen e Basri Sylejmanit nga Prishtina, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi atje.

Tre të vrarët e fundit çojnë numrin e kosovarëve të vrarë në Siri në gjithsej 50, ndërkohë që qindra të tjerë vazhdojnë të luftojnë atje. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...