Konfirmohen përçarjet në koalicion

PUBLIKUAR

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, të enjten i kanë konfirmuar mosmarrëveshjet në bashkëqeverisje.

Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se koalicioni i madh është lëkundur për shkak të largimit të kuadrove të PDK-së nga pozicionet e larta shtetërore nga ana e disa ministrave të LDK-së në Qeveri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se koalicioni po funksionon mirë, por, siç ka thënë ai, me disa vërejtje, duke e konfirmuar raportimin e “Zërit” për largimin e njerëzve të PDK-së nga ministritë që drejtohen nga LDK-ja.

‘Aktualisht është duke shkuar mirë koalicioni, me disa përjashtime ndoshta, me disa lëshime të disa ministrave, të cilët i kanë ndërmarrë disa hapa të ngutshme. Vlerësoj që janë në kundërshtim me rregullat e partneritetit, por besoj që do t’i korrigjojnë ato veprime, të cilat së pari dëmtojnë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Grabovci, duke thënë se është mandati i tretë që PDK-ja është në qeverisje dhe kjo parti politike asnjëherë nuk ka larguar nga puna mbi baza partiake, por ka vepruar mbi baza profesionale. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...