Komuna zgjat orarin e punës në sektorin e gjendjes civile, shkak ardhja e mërgimtarëve

PUBLIKUAR

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti bëhet zgjatja e orarit të punës për sektorin e gjendjes civile i cili funksionin në kuadër të Drejtoratit për Administratë, ka njjoftuar Komuna.
“Sektori i gjendjes civile nga data 12.07.2021 deri më datën 31.08.2021 do të punojë edhe gjatë të Shtunave prej orës 09:00 deri ora 15:00”, thuhet tutje.

“Zgjatja e orarit të punës bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektorë që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shetet e ndryshme të botës, të cilët e kanë të nevojshme rregullimin e dokumentacionit.

Sqarim: Gjithashtu ju njoftojmë se Komuna e Lipjanit ka në shërbim të qytetarëve edhe platformën elektronike e – Kioskun, në të cilin mund të shërbehen 24/7, me dokumente të gjendjes civile”, njofton Komuna.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...