Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Lipjanasit mundë të përfitojnë nga falja e borxheve, gjithashtu ka ftuar që të aplikoj për faljen e borxheve të tatimit në pronë.
Aplikacionet për faljen e borxheve në pronë mund ti merrni në një nga sportelet në Komunë.
“Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Sektori i Tatimit në Pronë, njofton të gjithë obliguesit e taimit në pronë në territorin e Komunës së Lipjanit, duke ju nënshtruar Ligjit 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, neni 5 mundë të përfitojnë nga falja e borxheve publike deri më 31 dhjetor 2008. Aplikuesit mund ti shikojnë listat pastaj të aplikojnë në sportelin e komunës apo në zyret e tatimt në pronë për të marrë” Deklaratën mbi Dakordimin e Borxhit”, njoftoi Komuna, transmeton LipjaniNews.


