Komuna Lipjanit informohet për MSA-në (VIDEO)

PUBLIKUAR

Me 1 prill hyri në fuqi zyrtarisht, e në fund të muajit, Ministria e Integrimeve Evropiane nisi fushatën informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Të parat u ftuan komunat e rajonit të Prishtinës, por që ftesës ju përgjigjën vetëm kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi. Të dy e pranojnë se kjo është diçka e re për ta.

Kreu i Lipjanit tha se akoma ka shumë nevoj për të thelluar njohurit e qytetarëve dhe gjithë Kosovës.

Ndërsa njeriu i dytë i sektorit të integrimeve evropiane pranon se krahas të mirave që sjell MSA, u duhet të kryejnë shumë punë.

Ndërsa Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi tha të premten se shumë shpejt pritet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të organizuar nga Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...