Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me DAI Global LLC e cila operon me intensitetin Komuna Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse, në zbatimin e projektit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), njofton Komuma.
Përmes kësaj marrëveshje partneriteti Komuna e Lipjanit do të mbështetet me arkiva metalike dhe inventarë për të përmisuar kapacitetit e stafit komunal për të zbatuar ndryshime të mëdha në transparencë dhe llogaridhënie.
Këto pajisje do të mundësojnë stafit komunal që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të re dhe transparentë në fushat e prokurimit publik.



