Komuna e Lipjanit, realizoi projektin “ Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

PUBLIKUAR

10624731_875086465836500_3931803236258944352_n

13 nëntor 2014- Nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe në bashkëpunim me Drejtoratet për Arsim, Shëndetësi dhe Kulturë, sot zyrtarisht ka filluar implementimi i projektit “ Dhëmbë të Shëndoshë, fëmijë të lumtur” në Institucionin Parashkollor publik në Lipjan.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Rasim Hasani, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është vetëdijesimi i fëmijëve për pastërtinë e dhëmbëve dhe kujdesi i tyre shëndetësor. Po ashtu, drejtori Hasani, ka thënë se projekti është mirëpritur në komunën e Lipjanit, dhe përveç implementimit të tij në institucionin parafillor, do të vazhdoi edhe në institucionet e arsimit fillor.

Xheladin Ujkani- ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ka thënë se, projekti është i fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve të cikleve të ulëta mësimore, fëmijëve parashkollor dhe arsimit fillor, mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Ndërsa nxënësit dhe të pranishmit patën rastin që nga afër të informohen me ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...