Komuna e Lipjanit përfituese e grantit të përformancës në vlerë mbi 189 mijë euro

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pranuar një shkresë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për mes së cilës është konfirmuar se Komuna e Lipjanit është përzedhur përfituese e grantit të performances e cila ka vlerë 189,453.00 euro.
Sipas kësaj shkrese Komuna e Lipjanit ka përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë përfituese e këtij granti mbështetës pasi që Komuna e Lipjanit ka marrë opinionin e pamodifikuar nga Auditori i Përgjithshëm por edhe e ka tejkaluar shpenzimin e buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale mbi 75%, njofton Komuna e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur me përzgjedhjen e Komunës së Lipjanit në mesin e komunave të tjera, duke thënë se do të angazhohemi edhe më shumë që të gjithë qytetarëve lipjanas të ju ofrojmë kushte dhe shërbime sa më cilësore.
Ky grant është mundësuar nga fondi i bashkëfinancimit SDC/DEMOS për vitin 2019 dhe vetëm 19 komuna janë kualifikuar si të suksesshme duke përfituar nga ky grant.

Image may contain: tree, sky and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...