Përmes një postimi në facebook, Komuna e Lipjanit ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar asfaltimi i rrugës Lluga-Radevë një projekt ky shumë i rëndësishëm për banorët që jetojnë në këtë pjesë.
Sipas tyre, rregullimi dhe asfaltimi i rrugës Lluga-Radevë do të mundësoj banorëve qasje më të lehtë për të arritur në destinacionin e duhur, Komuna e Lipjanit tashmë ka edhe një rrugë më shumë që lidhë me komunat fqinje.
Kurse banorët e fshatrave për rreth janë shprehur mirënjohës ndaj Kryetarit Imri Ahmeti për përkushtimin e treguar ndaj asfaltimit të kësaj rruge duke thënë se kjo ka qenë kërkesë e tyre.






