Komuna e Lipjanit nis procesin e legalizimit të objekteve pa leje

PUBLIKUAR

Lipjan..

22 nëntor 2014- Komuna e Lipjanit, ka filluar procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftojnë qytetarët për fillimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Lipjanit.

Në kuadër të kësaj fushate informuese mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, është formuar taskë forca, e cila është e gatshme t’i pranojë aplikacionet, në lidhje me legalizimin e objekteve.

Formulari i kërkesës për legalizimin e ndërtimeve pa leje mund të merret në Drejtorin për Urbanizëm dhe në Arkivin e Komunës, apo mund të shkarkohet në ueb faqen e komunës.

Afati për dorëzimin e kërkesave për legalizim të ndërtimeve pa leje është deri me 5 shkurt të vitit 2015.

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...