Komuna e Lipjanit nënshkruan projektin për bashkëpunim mes 6-të komunave nga regjioni i Prishtinës

PUBLIKUAR

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ka organizuar Ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në Komunat e Lipjanit, Prishtinës, Graçanicës, Shtimes, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.
Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin 6 kryetarë të komunave të Kosovës, nga regjioni i Prishtinës, përfaqësues të komuniteteve, zyrtarë të tjerë komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare etj.
Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, falënderoi kryetarët e komunave të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni duke thënë se është i kënaqur që mund të ndihmojë bashkëpunimin ndërkomunal për promovimin e çështjeve të komuniteteve.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, para nënshkrimit të Deklaratës për zotimet e komunave për bashkëpunim ndërkomunal, ka thënë se Komuna e Lipjanit do të bashkëpunoj me komunat e tjera të Kosovës, me organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për çështjet që i preukupojnë të gjitha komunitet, ai po ashtu ka theksuar se Komuna e Lipjanit çdo ditë e më shumë po angazhohet të përmirësoj jeten dhe mirëqenien e qytetarëve lipjanas nga të gjitha komunitetet.
Deklaratën e përbashkët për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komuna e kanë nënshkruar 6 kryetarët e komunave të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...