Disa aktivitete do të mbahen me rastin e 17-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, homazhe do të bëhen në Hallaq të Vogël, Rufc i Ri, fshatin Sllovi, dhe do të përfundoi me një akademi përkujtimore në shejë respekti për 155 martirët e Lipjanit.
“Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me rastin e 17-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, do të zhvillohen këto aktivitete”, njoftoi Komuna e Lipjanit./LipjaniNews/


