Komuna e Lipjanit mban konsultime publike për orarin e punës së bizneseve

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit nëpërmjet një reagimi ka njoftuar se do të organizojë konsultime publike me qytetarë dhe biznese për projekt – rregulloren për orarin e punës të veprimtarive ekonomike.

 

Këto konsultime do të shërbejnë me qëllim të marrjes së komenteve dhe sugjerimeve në mënyrë që të përfshihen në këtë dokument.

“Ftojmë të gjithë bizneset, grupet e interesit dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë në takimin e parë, i cili do të mbahet 19.10.2023 (enjte) në sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00,  ku përmes këtij takimi kërkohet bashkëpunimi dhe kontributi i të gjithëve për Projekt – Rregulloren për orarin e punës të veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit”, njofton komuna.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...