Komuna e Lipjanit fiton grant prej 152,568.00 euro
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Përformancës “Mjedisi i Pastër”, Komuna e Lipjanit është kualifikuar si komunë fituese dhe ka përfituar grant me vlerë prej 152,568.00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in, nga indikatorët e MAPL-së
Kryetari Imri Ahmeti, ka uruar qytetarët për këtë përformancë, duke theksuar se kjo është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit i përbashkët me qytetarët, njofton Komuna.
Urime gjithë qytetarëve të Lipjanit!Vazhdojmë dhe me tutje që Lipjanin ta bëjmë komunë të pastër”, thuhet tutje.


