Komuna e Lipjanit është kualifikuar për grantin e performancës edhe për vitin 2019 nga DEMOS

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim në zyrën e tij përfaqësuesit e programit DEMOS, Ertan Munoglun, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e punëve të këtij viti, konkretisht në fushat dhe indikatorët matës të perfomancës komunale.

Kryetari Ahmeti, ka theksuar se Komuna e Lipjanit edhe përgjatë këtij viti ka qëndruar mirë në ngritjen e performacës, Ahmeti tha tashmë me qenë se jemi kualifikuar edhe për vitin 2019, ne do të vazhdojmë edhe më tutje me avancimin e shërbimeve në mënyrë që të kemi progres më të shtuar, shkruan Komuna e Lipjanit.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka potencuar se Komuna e Lipjanit për të katërtën herë kualifikohet me Opinionin të Pamodifikuar të Auditimit si dhe në menagjimin e mirë të parasë publike.

Nga ana tjetër, Ertan Munoglun ka bërë të ditur se Komuna e Lipjanit është mbi nivelin mesatar të komunave të tjera sa i përket performancës dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rritje të grantit nga DEMOS dhe SIBA Suedeze.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...