Komuna e Lipjanit dhe POLIS në takim të përbashkët me qytetarë për shërbimet shëndetësore

PUBLIKUAR

Organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Lipjan në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare POLIS dhe financuar nga projekti i AQH-së ( Kujdesi Shëndetësorë i Qasshëm dhe Cilësor) për herë të parë në Komunën e Lipjanit është zhvilluar një tryezë diskutimi ku janë janë ballafaquar ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe marrësit e shërbimeve në këtë rast qytetarët.
Gjatë këtij takimi janë prezantuar gjetjet dhe indikatorët e përbashkët të vlerësimit rreth shërbimeve shëndetësore të cilat ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në QMF dhe AMF të Komunës së Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit.
Në këtë rast drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, falënderoi projektin e AQH-së për mbështetje të vazhdueshme për shëndetësinë e Lipjanit si dhe organizatën POLIS për aktivitete të tilla të cilat I japin mundësinë e komunikimit reciprok në mes qytetarëve dhe përsonelit shëndetësor, thuhet tutje.
Në fund të këtij takimi qytetarët e pranishëm, në përgjithësi kanë vlerësuar pozitivisht shërbimet shëndetësore sidomos indikatorët të cilët janë kompetencë e komunës.

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 1 person, living room, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...