Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim drejtorin Ekzekutiv të organizatës ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’, Isak Skenderi, donatoren nga Fondacioni Zvicerrian HEKS, Angela Elgimer dhe menaxherët e programit të banimit, njofton Komuna.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësisë për ndërtimin e qendrës për aktivitete shoqëror në fshatin Gadime e cila do të ndërtohet nga bashkëpunimi i Komunës me organizaten VoRAE. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe procesi i legalizimit dhe mundësia e trajtimit të vendeve jo formale në Komunën e Lipjanit.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar organizaten VoRAE për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se është i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmën. Ai po ashtu u shpreh se Komuna e Lipjanit do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë e saj me të cilat mundë të ndikoj në qështjet për të cilat u diskutu.
Në anën tjetër, drejtori i Organizatës VoRAE dhe përfaqësuesja e fondacionit HEKS, konfirmuan se do të vazhdoj mbështetja për Komunën e Lipjanit. Ata falenderuan kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin duke e vlerësuar Komunën e Lipjanit si një ndër komunat më të hapura për bashkëpunim në nivel vendi.


