Komuna e Lipjanit ka apeluar te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë.
“Për çdo situatë, Komuna e Lipjanit Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Policia e Kosovës/Stacioni në Lipjan, Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve do të jenë në gjendje gatishmërie në çdo kohë”, thuhet po ashtu.


