Komente të ndryshme për prindërit, që e lanë vajzën të përpëlitet në ujin e pishinës (Video)

PUBLIKUAR

Në Facebook është hedhur një video, ku shihet një vajzë e vogël që bie në ujin e pishinës, ndërsa prindërit ndodhen në afërsi.

Vogëlushja që nuk është më shumë se njëvjeçare, përpëlitet në ujë, lëshon klithma dhe qanë, por ia del të rri mbi sipërfaqe të ujit dhe të mos fundoset, transmeton Telegrafi.

“Shumë e vështirë të shihet, por secili fëmijë duhet të mësojë notin që i vogël” është shënimi poshtë këtij regjistrimi, që ka marrë komentet të ndryshme.

Shumica thonë se fëmija është shumë i vogël, dhe nuk ka nevojë të sfidohet kaq herët.

Në anën tjetër, personat që kryesisht nuk dinë notë, thonë se ky është një instinkt i mbijetesës që nuk përbën asnjë rrezik për mirëqenien e fëmijës.

Po si mendoni ju për këtë rast?

Na njoftoni në hapësirën për komente, nëse jeni pro ose kundër të lejimit të fëmijës, që në prani të të rriturve të sfidohet në këtë mënyrë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...