Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën kryesimin e nënkryetarit të komunës së Lipjanit, Fitim Selimi.
Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, Raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit.
Imer Kaqara, Komandant në stacionin policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, që nga fillimi i vitit 2015 e deri më tani, nuk tregon ndonjë shqetësim, Gjithashtu, Kaqara, në këtë takim ka dhënë edhe raportin e detalizuar për 9 mujorshin e këtij viti.
Ndërsa diskutuesit dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese. Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së ,thanë se detyrë permanente është zgjidhja e problemeve, parandalimi i dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.