Koloneli i KFOR-it: Ishte e qartë që pas protesuesve paqësorë në Veri fshiheshin grupe kriminale

PUBLIKUAR

Koloneli i KFOR-it, Andrea Gallijeni, në një konferencë për media ka folur për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Gallijeni ka thënë se pas vendosjes më forcë të kryetarëve të komunave nëpër objekte, ka pasur protestues paqësor që kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

Megjithatë koloneli i KFOR-it ka thënë se ishte e qartë gjithashtu që pas protestuesve paqësorë ishin fshehur disa grupe kriminale të cilat vetëm provonin të sulmonin ushtarët e KFOR-it.

“Ishte e qartë se njerëzit po provonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë pas tyre ishin duke u fshehur disa grupe kriminale dhe vetëm provonin për të sulmuar ushtarët e KFOR-it”, ka thënë ai.

Ai tutje ka treguar për lëndimet që 30 ushtarët e KFOR-it kanë marrë si rezultat e sulmit nga protestuesit e dhunshëm. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...