Një rekord i pazakontë botëror është thyer në Austri edhe pse vera dukej si periudha më e mirë për këtë, megjithatë sfida nuk ishte aspak e lehtë.
Jozef Koberl është rekordmeni i ri për qëndrim në akull, ku arriti të rezistojë duke qëndruar në një kuti me akull për plotë dy 2 orë e 57 sekonda, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për më shumë se 200 kilogramë kubëza të akullit që e mbuluan krahët e Korbelit, i cili qëndronte brenda kutisë vetëm me rroba banjo.
Kundër “valës se dhimbjes” që ia shkaktonte të ftohtit, ky burrë thotë se e ka luftuar me mendime pozitive.
“Luftoj kundër dhimbjeve duke imagjinuar gjëra pozitive që më ndihmojnë kundër valës së dhimbjes. Në këtë mënyrë ia dalë gjithmonë”, ka shtuar Koberl.
Shumë njerëz ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër këtë veprim të rrezikshëm, madje Koberl ka thyer rekordin e tij paraprak që e kishte arritur vitin e kaluar. /Telegrafi/