Koci thotë në T7 se nuk ka bazë ligjore për ftesën e Speciales ndaj Abelard Tahirit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Avokati Arianit Koci në studionin e emisionit Frontal Live në T7 ka thënë se në rast se është ftuar Ministri në Detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Gjykatë Speciale sipas kapitujve 32, 33 dhe 34 ai ka mundësi që të mos përgjigjet, shkruan Gazeta Express.

“Pa u sqaruar juridiksioni kohor Ministri në Detyrë nuk e ka obligim që t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale kjo sipas kapitujve 32, 33 dhe 34 e që kanë të bëjnë me procedurat zyrtare. Zyrtarët nuk e kanë obligim t’i përgjigjet ftesës derisa nuk i përcaktohet saktë juridiksioni kohor Gjykatës Speciale”, ka thënë avokati Koci.

I njëjti ka supozuar se Tahiri, meqenëse ka qenë i ri në kohën e luftës është ftuar nga Gjykata sipas këtyre kapitujve që kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarët e tyre.

“Unë besoj që është ftuar në cilësinë e dëshmitarit por pa u qartësuar çështja e juridiksionit kohorë, për shkak se në nenin 7 të ligjit mbi dhomat e specializuar dhe zyrën e prokurorit të specializuar parashihet se dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 98 dhe 31 dhjetor 2000. Në procedurë penale dispozitat ligjore interpretohen në mënyrë restriktive dhe jo në ekstezive dhe në ligj është dashur që të parashihet që për veprat penale nga kapitujt 32 34 të parashihet edhe juridiksioni kohor, prandaj sipas meje pa u qartësuar kjo Abelard Tahiri nuk ka obligim që t’i përgjigjet ftesës”, ka thënë Koci./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...