KMDLNJ: MSH po e luan avokatin e një laboratori privat që ka monopol

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas raportimeve se në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services” një test PCR po iu kushton qytetarëve 200 euro

Përmes një komunikate për media, KMDLNj thotë se testet për COVID-19 janë përgjegjësi e shtetit.

Sipas KMDLNj AKK , ditë më parë, në një konferencë për media doli me një konstatim e që ishte më tepër lavdërim se laboratoret private të licencuara ( 118 ) është numri i tyre po punojnë si është më së miri në ndërkohë që KMDLNj-së janë ankuar qytetarët se çmimet janë të larta dhe se duhet bërë disa analiza që janë të kushtueshme e që mbase nuk duhet të bëhen të gjitha.

“AKK vetëm sa nuk i propozoi presidentit Thaçi që laboratoret e licencuara private të dekorohen me Çmimin për Humanizëm. Tash po del se një laborator privat, për një test ka marrë 200 euro e që është çmim i lartë edhe për Klinikën Mayo e lëre më për një laborator privat që është licencuar shpejt dhe të cilit i është dhënë monopoli 100% në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

KMDLNj thotë se MSH’ja duhet të nisë hetimet për këtë rast, e jo ta luajë avokatin e laboratorit duke e arsyetuar çmimin e lartë.

Në vend se Ministria e Shëndetësisë të kërkojë hetime për këtë çmim, ajo në fakt e luan rolin e Avokatit të këtij laboratori duke e arsyetuar çmimin me kohën e shkurtër të analizës dhe rezultateve. Ky veprim i Ministrisë së Shëndetësisë përveç se është konflikt i pastër interesti, në të njëjtën kohë është i liruar nga çdo skrupull, moral, profesional dhe institucional. Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të krijojë politika për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve e jo të mbrojë intereset e laboratoreve private që janë licencuar , pa siguruar asnjë transparencë , pa një mbikëqyrje efektive të punës së tyre dhe pa ofruar fare llogaridhënie”, thuhet në reagim.

“Që nga shpërthimi i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19,  Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të konsiderueshme nga Buxheti i Kosovës,  si për ministrinë e udhëhequr nga ministri Vitia ashtu edhe nga ministria e udhëhequr nga ministri Zemaj sikur që ka pasur shumë donacione ndërkombëtare , në para dhe materiale shëndetësore por se situata vetëm sa është përkeqësuar, është rritur shumë numri i të infektuarve e sidomos atyre që kanë përfunduar me fatalitet”

“Ministria e Shëndetësisë,  në vend se të rrisë numrin e testeve e që do të kontribuonte në menaxhimin më të mirë të  pandemisë sikur edhe do të kursente qytetarët e Kosovës nga shpenzimet që janë përgjegjësi e Shtetit,  duke e mbajtur numrin e testimeve afërsisht 450-500 e kohëve të fundit edhe duke e ulur këtë numër i detyron qytetarët e Kosovës të shkojnë në laboratoret private që ia bëjnë si të duan dhe çka të duan”

“KMDLNj  ka informata se ka gatishmëri të një përkrahjeje ndërkombëtare në mënyrë që numri i testimeve të rritet në 5000 – 6000 testime në ditë, të bëhen falas por se pret kundërshtim në realizimin e këtij projekti nga grupet e interesit që nuk kanë interes të fuqizohet shëndetësia publike”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...