Klipi i ri i Ritës, 1 milion klikime për 12 orë (Video)

PUBLIKUAR

Duket se videoja më e re e Rita Orës në bashkëpunim me Chris Brown po pritet mirë dhe së shpejti do të prek majat e top listave botërore.

Bëhet fjalë për këngën “Bod On Me”, të cilën dyshja në fjalë e solli pasditen e djeshme, megjithëse ishte paralajmëruar të publikohet sot (e mërkurë)

Në fakt, kënga brenda 12 orëve ka arritur të merr rreth 1 milion klikime, gjë që na bën të aludojmë se do të jetë një ndër hitet e këtij viti, transmeton Telegrafi.

Në video, këngëtarja shqiptare shihet në disa pozita të nxehta dhe plotë pasion përkrah këngëtarit amerikan. Rita ka treguar edhe arsyen e bashkëpunimit me Brown, ish të dashurin e Rihannës.

“Chrisi dhe unë jemi miq qe pesë vjet dhe gjithnjë kemi dashur të bashkëpunojmë në ndonjë këngë. Dhe kur e realizova këngën ‘Body on Me’, menjëherë më shkoi në mendje se zëri më i përshtatshëm për të do të ishte i Chrisit, kështu që i bëra ftesë atij, dhe me ta dëgjuar këngën, Chris më tha: ‘Në rregull, le ta incizojmë këngën’”, kishte treguar më herët Rita /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...