Kjo shtëpi kushton gjysmë milioni dollarë – e brenda duket më keq se jashtë (Foto)

PUBLIKUAR

Një nga shtëpitë që janë përfshirë në listën e pasurive të patundshme “Coldwell Banker Homes” duket se i takon ndonjë lagjeje të varfër, por është shitur pothuajse gjysmë milioni dollarë.

Si arsyetim për çmimin është thënë se ajo gjendet në vendim më të mirë edhe pse për nga pamja lë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse duket si një bunker, kjo shtëpi është shitur për 475,000 dollarë, vetëm për shkak se ajo është e vendosur në Northridge, një nga pjesët më të bukura të Los Angeles.

Shpallësi ishte i sinqertë kur ai postoi një reklamë në ColdwellBankerHomes.com dhe menjëherë shkroi se shtëpia është “e shëmtuar”.

Nga jashtë duket shumë e shëmtuar, por shëmtia asaj i rritet edhe më shumë kur shikohet nga brenda.

Gjërat brenda saj janë të kalbura dhe të ndryshkura, dhe muret janë të mbuluara me lagështi, transmeton Telegrafi.

Një nga fotot më të tmerrshme është ajo ku duket banjo dhe guaska.

Në shpallje gjithashtu ishte cekur se shtëpia ka nevojë për një renovim të plotë.

Në shpalljen e saj gjithashtu me shaka është shkruar se kjo shtëpi mund të quhet edhe “shtëpia më e keqe në zonën më të mirë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...