Kjo pajisje tani do të përdoret për të bërë selfie (Video)

PUBLIKUAR

Droni selfie është pajisja më e re e cila hidhet në ajër, me ç’rast në mënyrë automatike fillon të fluturojë, duke e përcjellë kështu personin i cili e përdor, derisa bën fotografi dhe video të rezolucionit të lartë.

Porositë e “dronit selfie”, fluturakes së vogël pa pilot por me një kamerë të mençur, për të cilën ekspertët thonë se është një hap tjetër pas teknologjisë së “shkopit selfie”, raportohet se kanë arritur në 600.000 njësi, kurse vlera totale e tyre kap shumën prej 34 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Droni “Lily” do të duhej të dilte në shitje gjatë kësaj vere.

Kjo fluturake funksionon në atë mënyrë, që duhet të hidhet në ajër ku më pas në mënyrë automatike fillon të fluturojë dhe të përcjellë personin që e përdorë, derisa realizon fotografi dhe video të cilësisë së lartë.

Prodhuesit pretendojnë se për këtë dron nuk nevojitet ndonjë pajisje telekomanduese, sepse kamera përcjellë përdoruesin në një lartësi prej 1.5 deri në 3 metra, ndërsa mund të fluturojë në lartësi nga 1.5 deri në 15 metra.

Përmes një teknologjie të tillë, përdoret pajisja për përcjellje me të cilin droni identifikon lokacionin e përdoruesit, dhe në këtë mënyrë mund të drejtojë kamerën në drejtim të tij.

Bateria të cilën “Lily” e përdorë mund të zgjasë deri në 20 minuta fluturim. E gjithë kjo pajisje është e rëndë vetëm 1.2 kilogram dhe është rezistuese ndaj ujit, kështu që mund të përdoret edhe kur bie shi

Shpejtësia maksimale e tij është 40 kilometra në orë, kurse falë peshës dhe formës së vogël mund të bartet edhe në çantë të shpinës./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...