Kjo legjislaturë është më e dobëta

PUBLIKUAR

Që nga përfundimi i luftës, në Kosovë kanë funksionuar katër nomenklatura legjislative dhe kjo e fundit me flakë e tym është e pesta dhe më e dobëta.

Dy kuvendet e para kanë funksionuar në periudhën e ish-administrimit ndërkombëtar (UNMIK), ndërsa dy të tjerat pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e demokratik.

Por, legjislatura e pestë llogaritet të jetë më e dobëta që ka pasur vendi gjatë pluralizmit politik.

Pozita e deputetit kosovar që prej vitit 2001 ka ardhur duke u degraduar vazhdimisht e madje sipas ish-deputetëve dhe analistëve, shumica e deputetëve të sotëm nuk janë të denjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve që iu kanë dhënë votën.

Faji për këtë i hidhet sistemit zgjedhor sipas të cilit votat e partisë gjatë zgjedhjeve janë përqendruar tek personat e preferuar të liderëve të partive, duke diskualifikuar kështu kandidatët e përgatitur për legjislativ.

Derisa në nomenklaturën e parë e të dytë legjislative kishte një numër të madh doktorë shkencash e akademikësh, tani në këtë legjislaturë janë kontarbanduar njerëz të ish-shërbimeve partiake, ata që janë marrë me krim të organizuar e njerëz të dëshmuar për korrupsion e shantazh, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...