Një shtëpi me mure të mbushur me shumë ujë: kjo është ideja që është duke testuar në Hungari për të zbritur nevojat e njeriut për energji ngrohëse.
“Imagjinoni një ndërtesë pa izolim, por brenda të cilës ekziston një ekuilibër ideal termikë falë vetive të ujitë” , thotë Matyas Gutai, 34 vjeçar, i cili ka zhvilluar projektin e tij dhe e ka patentuar qe një dekadë.
Larg nga Gjeneva, ku është duke u negociuar këtë javë me shpresën e një marrëveshje me Konferencën e Parisit mbi Klimen (COP21) në fund të vitit, shpikësi i kësaj ideje ka ndërtuar një prototip të vogël në qytetin e tij të lindjes në Kecskemet në jug të Budapestit. Shumica mureve janë të ndërtuara janë panele të xhamit të dyfishuar, të cilët janë të mbushur me ujë. Të ekspozuar ballë diellit, uji thith ngrohjen, në mënyrën e një bateri të një veture e cila mbushet gjatë vozitjes.
Uji rikthen këtë nxehtësi kur moti merr të ftohtë, si një ngrohës (një konvektor).Nevoja për burime të ngrohjes të jashtëm, dhe pra konsumi i energjisë është i kufizuar në përputhje me rrethanat. Dizajni i “Shtëpisë së Ujit” gjithashtu siguron izolimin e përsosur, edhe pse muret janë vetëm pesë centimetra të trashë – kursime shtesë.
Për të parë shtëpinë me mure prej uji, klikoni KËTU.


