KJO ËSHTË NËNA MË E VJETËR NË BOTË QË KA LINDUR (VIDEO)

PUBLIKUAR

Omkar Singh nga India Veriore është nënë e një djali, i cili është vetëm gjashtë vjeç. Historia na dërgon në vitin 2008, kur kjo grua në moshën 70 vjeçare lindi binjakët, Amritvani dhe Barsat.

Vajza me emrin Barsat ndërroi jetë tragjikisht në moshën katërvjeçare, ndërsa Amritvani arriti të mbijetonte.

Kjo grua ishte në shënjestër të shumë kritikëve, shkaku i përkushtimit për të lindur binjakë në moshën 70 vjeçare. E dënuan aktin dhe e kritikuan, megjithatë, ajo ishte e lumtur sepse burri i saj 89-vjeçar Carano, i dha një djalë, transmeton Telegrafi.

Sot, ajo përballet shumë shpesh me pyetjen nëse është nipi, por me krenari u përgjigjet se është djali i saj gjashtëvjeçar.

“Unë jam gruaja më me fat në botë. Kjo është e pashpjegueshme”, shpjegon me entuziazëm Omkara.

Djaloshi ashtu sikur bashkëmoshatarët e tij janë fëmijë të lumtur dhe të gjallë, e cila paraqet problem për Omkaran. Ajo nuk është në gjendje që vazhdimisht t’i shkoj nga pas për ta ushqyer.

“Unë e kam një problem sepse lodhem shpejt. Është e vështirë që ta ndjek nga pas për ta ushqyer”, tha nëna më e vjetër në botë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...