Zakonisht jemi mësuar që të shohim meshkuj trup mëdhenj dhe që të merren me sporte të rënda, siç është edhe peshëngritja.
Por kjo ë shihni mund të cilësohet si një ndër nënat më të fuqishme në planet, pasi është vërtet e fortë. Becki Barrett, nga Britania e Madhe ka dy vite që merret me ngritjen e peshave dhe ka vendosur që të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të peshëngritjes. Ajo mund të ngrejë 70 kilogram, të mbajë fëmijët pezull dhe të tërheqë makinën.
Interesantja është se 32-vjeçarja nuk të jep aspak përshtypjen e një gruaje të egër, por është shumë familjare, madje punon dhe kujdestare në një çerdhe. Duke qenë se është një nënë ajo shfrytëzon punët e shtëpisë për të vënë sa më shumë muskuj, duke ngritur divanet dhe objektet e tjera.




