Kjo është gjendja e pikave kufitare

PUBLIKUAR

Dheu i Bardhë si duket edhe gjatë ditës së enjte do të mbetet pika më e ngarkuar.

Koha për të hyrë në Kosovë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar është 10 deri në 20 minuta, kurse për të dal 5 deri në 10 minuta.

Kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët në orët e vona të së martën vendosën barrikada në anën e Serbisë.

Nga 10 dhjetori, grupet kriminale serbe vendosën barrikadat në veri të Kosovës.

Kjo u bë për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se kreu sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Por, si duket pas zëvendësimit të masës për Pantiqin, nga paraburgimi në “arrest shtëpiak”. janë dhëna shenja pozitive se barrikadat edhe mund të largohen, njofton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...