Kishte edhe që votuan kundër Visar Ymerit

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, në rrjetin social Facebook ka shpalosur rezultatet të votimit për kryetar në VV-së.

Kandidati i vetëm për të parin e VV-së, Visar Ymeri, sipas asaj që ka prezantuar Vraniqi, del se është votuar nga 96 për qind të anëtarësisë, ndërsa vetëm 1. 88 për qind kanë qenë kundër dhe 1. 32 për qind kanë abstenuar.

Ai ka sqaruar se Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i VV-së, ka pranuar të dhënat me rezultatet paraprake nga të gjitha vendvotimet e hapura brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e brendshme.

Sipas tij, në këto zgjedhje u votua për dy çështje: për Kryetar të VV-së, dhe për ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë tek Këshilli i Përgjithshëm.

Në vijim janë paraqitur rezultatet paraprake për këto dy votime që u mbajtën në datat 21 dhe 22 shkurt 2015:

Votimi për Kandidatin për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Visar Ymeri:

Për: 96.42 për qind

Kundër: 1.88 për qind

Abstenim: 1.32 për qind

Të pavlefshme: 0.37 për qind

Votimi për ndryshimin statutor:

Për: 87.57 për qind

Kundër: 9.07 për qind

Abstenim: 3.00 për qind

Të pavlefshme: 0.35 për qind

Rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen ditën e diel, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...