Kina e bllokon qasjen në Gmail

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Kina e bllokon qasjen në Gmail

Qeveria kineze duket se e ka bllokuar mundësinë që njerëzit në Kinë të qasen në shërbimin e Google për emaila, Gmail, që deri më tani bëhej nëpërmjet shërbimeve të palëve të treta, pasi që ajo edhe më herët pati bërë përpjekje për bllokimin e qasjes në Gmail.

Bllokimi i Gmail filloi të premten e kaluar dhe veprimi ka ngjallur zemërim dhe zhgënjim në mesin e shumë përdoruesve të internetit në Kinë.

Të dhënat nga Google tregojnë se trafiku në Gmail ka rënë në zero nga serverët kinez.

Hapi i ri në bllokimin e Gmail ka pasoja që shkojnë përtej bërjes më të vështirë për përdoruesit të hyjnë në emailin e tyre personal. Disa kompani të huaja madje e përdorin Gmail-in si shërbimin e tyre të postës elektronike.

Tani, për tu qasur në Gmail në Kinë, kompanitë do të duhet të sigurohen që punonjësit e tyre të kenë qasje në softuerin e njohur si VPN, apo rrjetin virtual privat, të cilin qeveria kineze gjithashtu është duke u munduar ta ndalojë, raporton New York Times. (Telegrafi)

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...