Kim Kardashian: Dëgjoni këngëtarin e ëmbël shqiptar (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka shpërndarë në faqen e saj në Twitter një këngë të kënduar nga këngëtari i ri shqiptar, Stanaj.

Kim duket se e njeh Shqipërinë dhe madje ajo në shkrimin e saj përmend këngëtarin e ri Stanaj, i cili po punon me disa prej emrave më të mëdhenj në Amerikë.

Në videon e ‘coverit’ të këngëtarit të ri për këngën “Only One” nga Kanye West, Kim ka shkruar:
“Sa i ëmbël është ky djaloshi i ri shqiptar Stanaj duke kënduar “Only One””, u shpreh Kim.

Eshtë hera e parë që një shqiptar arrin të përmendet nga një yll i përmasave të tilla dhe që ka depërtuar deri në këtë masë, transmetonTelegrafi.

Për këtë sigurisht se nuk është i lumtur vetëm Albert Stanaj, por të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...