Kim Jong-un dënon edhe njerkën e tij (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kim Ok është burgosur së bashku me gjithë familjen e saj, në një kamp përqendrimi në Korenë e Veriut.

Siç shkrujnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo kishte qenë së bashku me Kim Jong-il, babain e liderit aktual, pasi gruaja e tij e mëparshme – nëna e Kim Jong-un, vdiq në gusht të vitit 2004.

Tani, shtojnë më tej mediat e huaja, në një përpjekje për të ndëshkuar atë për qëndrimin arrogant të vëllait të saj më të ri, Kim Kyun, ajo dhe familja e saj janë dënuar.

k222

Lajmi u zbulua nga një biznesmen kinez i kthyer kohët e fundit nga Pheniani, i cili i tha Radio Azia e Lirë se ai kishte dëgjuar një gjë të tillë nga një zyrtar i lartë të Koresë së Veriut.

Njëra ndër arsyet për këtë thuhet të jetë edhe se Kim Jong-un nuk kishte asnjë arsye për të mbrojtur atë dhe mund të mos i ketë pëlqyer fakti që ajo e kishte zënë vendin e nënës së tij.

Siç shkruajnë më tej mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai tashmë ka ekzekutuar xhaxhanë e tij Jang Sung-Taek, pas arrestimit të tij për tradhti ndaj shtetit.

Që nga nisja e një prove bërthamore në tetor, Koreja e Veriut ka qenë e mbyllur në një ngecje të tensionuar me Amerikën dhe fqinjin e saj jugor.

Kriza ka përshkallëzuar në javët e fundit, kur SHBA-të sanksionuan Kim Jong-un për shkelje të të drejtave të njeriut.

Dy të rinj rrihen në publik pas takimit me njëri-tjetrin (Foto/Video,+18)Dy të rinj rrihen në publik pas takimit me njëri-tjetrin (Foto/Video,+18)

SHBA-të pastaj vendosën mburojën e tyre bërthamore në Korenë e Jugut, nga frika se Kim do të përpiqet për një sulm apokaliptik.

Dhe sipas delegatit evropian të Koresë së Veriut, Alejandro Cao de Benos, Kim është shumë serioz në luftën me Amerikën dhe mund të godas në çdo moment.

Kim Ok kishte studiuar piano në Universitetin e Muzikës dhe Vallëzimit në Pyongyang para se të bëhej sekretare e liderit të ndjerë në vitin 1980. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit...

Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës, ku...

Sot mot me diell e vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 31°C

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira...