Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, harta e pozicionimit dhe reagimet

PUBLIKUAR

Të mërkurën tre policë të Kosovës u kidnapuan brenda territorit të Kosovës nga Njësia Kobra e Serbisë.

Pas lajmit për kidnapimin e policëve serbë pati reagime të shumta në vend, duke filluar nga presidentja e vendit, kryeministri, ministri i Brendshëm e kryetarët e partive opozitare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si ka ndodhur rasti.

Në njoftim thuhet se njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi “të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri”.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i pa alternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi më tej se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e Kurtit.

“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.

KFOR-i: Jemi në kontakt me autoritetet serbe

Pas kidnapimit të policëve të Kosovës, misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se janë në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur me rastin e tre policëve.

Kidnapimi i policëve, KFOR: Jemi në kontakt me autoritetet serbe

Lexo po ashtuKidnapimi i policëve, KFOR: Jemi në kontakt me autoritetet serbe

Në një reagim për media, KFOR-i ka thënë se nuk është përfshirë në ngjarjen e sotme.

“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme lidhur me tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur”, thuhet në reagimin e KFOR. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...