KFOR-i garanton për sigurinë në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, në ndërtesën e kuvendit komunal.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, gjatë takimit, ata diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, me fokus të veçantë në veri.

Rakiq ia shprehu Migliettas vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për qëndrim të paanshëm dhe efektiv të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit.

“KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm për të ndërhyrë si reagues i tretë sigurisë, nëse është e nevojshme. KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e tij, nxit progresin dhe dialogun ndërmjet të gjitha palëve të interesuara në rajon”, tha Komandanti i KFOR-it.

Pas këtij takimi, Komandanti i KFOR-it u takua edhe me Drejtoreshën e Administratës Komunale të Mitrovicës së veriut, Adrijana Hoxhiq. Ata diskutuan për sigurinë dhe perspektivat për përmirësimin e kushteve të jetesës në veri të Mitrovicës.

Gjatë takimit, Hoxhiq theksoi se “KFOR-i është një partner i paanshëm i cili luan një rol kyç kur bëhet fjalë për sigurimin e mbështetjes për të gjitha komunitetet”.

Nga ana tjetër, Gjenerali Miglietta konfirmoi përkushtimin e plotë të ushtarëve të KFOR-it në promovimin e një ambienti të qetë dhe tolerant në Mitrovicën e veriut./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...